Kronikë
Aksidenti në rrugën e Kombit, humb jetën vajza e mitur

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradën, Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”.
Aksidenti sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 10:40 ku shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
Reklamë
Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




