Sot në orët e para të mëngjesit në rrugën Fier-Daullas, shtetasi D.M, 18 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K.B, 19 vjeç, banues në Fier.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja S.H, 18 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

 

Bëhet e ditur se vajza e plagosur ishte maturante dhe ndodhej në mbrëmjen festive të shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *