Bilanci i viktimave nga përplasje e dy trenave në Larisë të shtetit grek është e frikshme. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 57 viktima dhe dhjetra të plagosur. Krahas shifrave vijnë dhe përjetime të ndryshme që kanë tronditur mbarë botën.

 

Përplasja e fortë bëri që dy vagonët e parë të shkrumboheshin nga flakët. Në po këto vagonë ndodheshin dhe disa prej viktimave. Identifikimi i tyre mund të bëhet vetëm përmes ADN-së, ndërsa familjarët e dëshpëruar janë të frikësuar se s’do mund të kenë as një varr të të dashurve të tyre.

 

Disa nga trupat ende nuk janë nxjerrë, teksa janë raportuar si të zhdukur, mes tyre dhe 4 shqiptar.

 

Për shkak të aksidentit tragjik, punonjësit e sektorit hekurudhor në Greqi do të mbajnë sot një tjetër grevë 24 orëshe. Autoritetet helenase kanë arrestuar shefin e stacionit si përgjegjës kryesor të kësaj tragjedie. Përmes direktivave të gabuara ai akuzohet se shkaktoi një tragjedi të cilën mund ta kishte evituar. Në shenjë respekti për viktimat, Ministri i  Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *