Subscribe

2 nga 9 personat e aksidentuar mesditën e se dielës ne aksin rrugor Gjirokastër – Tepelene vazhdojnë te jene ne gjendje kritike per jetën. Sipas drejtorit te Spitalit te Traumës, dëmtimet jane te renda, ndërsa gjendja e personave te tjere është me e stabilizuar. Ne aksidentin e ndodhur ne afërsi te fshatit Mashkullore u përfshine nje furgon dhe nje automjet nissan me udhëtare nga Kosova. Si pasoje e përplasjes fatale humben jetën tre persona, 2 fëmije dhe nje grua. Policia arriti ne përfundimi se shkak është bere shpejtësia e larte dhe manovrimi i gabuar i nje prej mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *