Dalin detaje të rëja mbi aksidentin e ndodhur mengjesin e sotëm në vendin e quajtur “Tre urat” në njësinë administrative Grabjan të Divjakës.

Mësohet se viktima nga dalja e makinës tip “Ford” nga rruga është shtetasi Agim Muca 58 vjec.

Ai ndodhej në makinë bashkë me djalin e tij Rr.Muca I cili ndodhetg në spital.

Shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e mjetit.

Por mesa duket viktima ka pasur një arsye të fortë përse lëvizste me shpejtësi që në mengjes.

Bëhet e ditur se ai po ndiqte me makinë hajdutet që I kishin vjedhur lopen në banesën e tij.

Ky nxitim ka rezultuar fatal për Agim Mucën I cili gjeti vdekjen ndërsa djali I tij është dërguar në spital por eshte jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *