E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kronikë

Aksidenti në Burrel, dorëzohet 15-vjeçari i aksidentit

Aventura e një 15 vjeçari ne fshatin Komsi të Matit, për të bërë xhiro me makinën e babait përfundoi tragjikisht me dy të vdekur dhe një të plagosur.

 

Sipas policisë, adoleshenti e ka marrë fshehurazi automjetin dhe ka përfituar nga mungesa e policisë në atë zonë.

 

Disa orë pas ngjarjes 15 vjecari  i shoqëruar nga babi i tij u dorëzua në polici, duke pranuar aksidentin.

 

Përplasja fatale ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku makina tip opel e drejtuar nga i mituri goditi një motoçikletë, e cila më pas u përplas me dy kalimtarë.

 

Për pasojë humbën jetën Alfred Balla 35 vjeç dhe Gentian Hani 29 vjeç, ndërsa një 17 vjeçar mbeti i plagosur.

 

Adoleshenti i lënduar ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video