Policia ka arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Mariglen Skënderaj, drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin e Levanit mbrëmjen e të enjtes.
Nga aksidenti mbetën të vdekur tre persona ndërsa u plagosën tre të tjerë.
Tre personat që humbën jetën ishin pjestarë të të njëjtës familje, përkatësisht Sokrat Lelaj, gruaja e tij Fatbardha Lelaj dhe vjehrra Bylyre Salaj.
Ndersa ne mjetin tjeter Skënderaj udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur që fatmirësisht shpëtuan me lëndime të lehta.