E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksidenti me shtatë të plagosur në aksin Levan-Tepelenë, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një 3-vjeçare po lufton për jetën në spitalin Rajonal të Fierit, pas aksidentit me shtatë të lënduar. Aksidenti i rëndë u regjistruar në aksin Levan-Tepelenë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Sipas të dhënave, në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë, 2 dhe 3 vjeç, teksa kjo e fundit raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën. Vogëlushja ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit me shtatë të plagosur, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë