Subscribe

I mbijetuari i vetëm i aksidentit të rëndë në Roskovec tregon tmerrin që përjetoi nga aksidenti ku humbën jetën dy kushurinjtë e tij.

 

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Arapaj të Roskovecit, në Fier si pasojë e të cilit ndërruan jetë Amarildo Dogani 29 vjeç dhe Festim Dogani 21 vjeç.

 

I mbijetuari I aksidentit të Fierit, Martin Dogani i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën është shprehur për gazetarët se ishte me dy djemtë e xhaxhallarëve në kohën që makina erdhi me shpejtësi drejt tyre dhe i përplasi.

 

“Ishim tre djem xhaxhallarësh, po rrinim në trotuar kur shoferi i cili ishte me shpejtësi të lartë tentoi të frenonte. Në këto momente dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi dhe pamë makinën që po vinte përballë nesh. Dy kushërinjtë i përplasi makina, ndërsa mua më përplasi për mur cepi i saj. Por Amarildo nuk donte të na vriste ishte një fatkeqësi”.

 

Ndërkohë është arrestuar nga policia autori i kësaj ngjarje, Amarildo Çalamanin i cili në momentin që ndodhi aksidenti u largua nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *