E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, arrestohet 46-vjeçari

Një aksident tragjik ju mori jetën një ditë më parë 4 personave, të cilët kishin shkaur për të festuar ditëlindjen e nipit të tyre.

Si pasojë e një aksidenti në aksin Tepelenë-Memaliaj humbën jetën Lavdosh dhe Lefeteri Behag (burrë dhe grua), Afërdita Meta 90-vjeçe (nëna e krushkut) si dhe 42-vjeçari Riza Rrapaj.

Lidhur me këtë aksident tragjik është arrestuar 46-vjeçari E.P i cili akuzohet si shkakatar i aksidentit.

Njoftimi:

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, sqaron policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë