Gentjan e Klodiana Karazajmi janë dy viktimat e aksidentit të një nate më parë në aksin nacional Maqellarë – Peshkopi.

 

Mjeti tip motoçikletë me të cilin ata po udhëtonin u godit nga një mjet tip benz në fshatin Grezhdan.

 

Dy bashkëshortët mësohet se po ktheheshin nga një vizitë tek të afërmit e tyre, kur janë përplasur për vdekje nga makina që udhëtonte drejt Peshkopisë.

 

Gentjan e Klodiana Karazajmi ishin prindër të katër vajzave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *