E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti i rëndë në Korçë, arrestohet drejtuesi i “Benzit”

Policia ka arrestuar 38 vjeçarin Daniel Hyka si përgjegjës për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e të dielës pranë fshatit Leshnicë ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

 

Daniel Hyka nga fshati Petrushë u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit. Burime nga policia bëjnë me dije se ai u arrestua në spitalin e traumës në kryeqytet ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

 

Reklamë

Nga aksidenti automobilistik I ndodhur në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi I Leshnicës’ humbi jetën një 53 vjeçar nga Kamza, ndërsa u plagos rëndë bashkëshortja e tij si dhe dy persona që udhëtonin së bashku me ta.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë