Policia Rrugore ka marrë masa për të parandaluar aksidentet rrugore që duket se ditët e fundit kanë qenë në rritje. Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, ka bërë apel drejtuesve të automjeteve kryesisht ata që qarkullojnë në akset që të çojnë në zonat bregdetare, që të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

“Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.”

Tola ju ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që janë kthyer për pushime në atdhe që të rrinë larg pijeve alkoolike. u bëri thirrje edhe emigrantëve shqiptarë. Gjithashtu ai ka një këshillë për të gjithë këmbësorët që duket se kohët e fundit janë viktimat më të shumta në këto aksidente. Gjithashtu policia Rrugore apelon ndaj këmbësorëve që të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit dhe të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

Ndërkohë gjatë muajit Korrik 2018, janë arrestuar nga policia 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi, si dhe rreth 7 mijë drejtues mjetesh janë ndërshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

 

Apeli i policisë ju drejtohet të gjithë drejtuesve të automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *