Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një autobus ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys. Si pasojë humbën jetën 9 persona dhe 30 të tjerë u lënduan rëndë.

Ngjarja tragjike ndodhi në rajonin Mersin në Turqi. Shkaku i aksidentit besohet të ketë qenë moti i keq dhe me lagështi, ç’ka ka bërë që drejtuesi i autobusit të humbasë kontrollin dhe të rrëshqasë duke dalë nga rruga dhe kthyer përmbys.

Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan në prononcimin për mediat u shpreh se ndodhi një aksident i njëanshëm në dalje të një tuneli. Për fat të keq edhe shoferi i autobusit ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërsa 13, prej 30 të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *