Aksident tragjik në Pogradec, ky është 31-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në kryqëzimin e fshatit Rremenj, në Pogradec, ku ka humbur jetën një 31-vjeçar, i identifikuar si Valentino Maxhari.
Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke udhëtuar me motor nga Pogradeci në drejtim të Starovës, kur është përplasur fuqishëm me një automjet që lëvizte nga Qafë Plloça në drejtim të Pogradecit.
Drejtuesi i automjetit dyshohet se ka tentuar të kalojë nga rruga nacionale në kryqëzimin e fshatit Rremenj, moment në të cilin është përplasur me motorin.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit është përplasur me shtyllat e ndriçimit rrugor dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.
/vizionplus.tv




