E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik në Meksikë/ Përmbyset autobusi me 44 pasagjerë, disa viktima

Dhjetëra njerëz humbën jetën në një aksident rrugor në jug të Meksikës, ku u përfshi një autobus, sipas raportimeve të mediave lokale.

Sipas Reuters, autobusi po udhëtonte midis Kankunit dhe Tabaskos. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, e as numri i saktë i viktimave.

Sipas një liste emrash të publikuar nga kompania e menaxhimit të autobusëve, Tours Acosta, në autobus ndodheshin rreth 44 pasagjerë.

“Tours Acosta shpreh dhimbje për atë që ndodhi”, tha kompania në një postim në Facebook, duke shtuar se po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë