Nje aksident i rende hekurudhor ndodhi kete te marte ne Puglia te Italisë. Te paktën 20 viktima dhe mbi 50 te plagosur, është bilanci paraprak pas përplasjes se dy trenave te udhëtareve me nga 4 vagone secili. Numri i viktimave mund te jete me i madh, pasi shume persona kane mbetur ende te bllokuar dhe ekipet e emergjencave po punojnë per nxjerrjen e tyre nga vagonët e shkatërruar. Mes te mbijetuarve, ishte edhe nje fëmijë i vogël, i cili është transportuar me helikopter per ne spital. Autoritetet u kane bere thirrje qytetareve te dhurojnë gjak, per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve. Njeri nga trenat ishte nisur nga Korato dhe kishte per destinacion Andrian, ndërsa tjetri udhëtonte ne drejtimin e kundert, kur u përplasen. Mes viktimave është edhe drejtuesi i njerit prej trenave, por fati i tjetrit nuk dihet ende. Nje pjese e pasagjereve ishin studente. Aksidenti tragjik e ka detyruar edhe kryeministrin Mateo Renzi te nderprese viziten e tij ne Milano per t’u kthyer menjëherë ne Rome per ndjekjen e dinamikes se ngjarjeve. Autoritetet kane nisur hetimet per ngjarjen dhe besohet se shkak per përplasjen edhe bere nje gabim njerezor. Kryeministri ka premtuar se qeveria e tij nuk do te ndalet pa vene pergjergjesit perpara drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *