E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

Aksident tek rrethrrotullimi i Saukut/ Plagoset shoferja dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në Unazën e Madhe nga Tegu, në drejtim të pallatit me “Shigjeta,” pranë rrethrrotullimit të Saukut.

Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, e për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nuk duhen ende shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë