Video · Vendi
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, dy persona të lënduar
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme pranë mbikalimit të Patokut, në autostradën Fushë Milot-Mamurras.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




