Kronikë
Aksident në Vlorë, makina përplas fëmijën 10 vjeç

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.
Fëmijë i mitur, i identifikuar me inicialet D.M., është përplasur nga një mjet tip “Ford”.
Mësohet se 10-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




