Video · Vendi
Aksident në Vlorë, automjeti përplas këmbësoren
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në rrugën “Transballkanike”, Vlorë.
Një automjet ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar dëmtime në kokë. Menjëherë pas njoftimit, ambulanca ka mbërritur për t’i ofruar ndihmën mjekësore dhe për ta transportuar atë në spitalin e Vlorës.
Aktualisht, nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet ne vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv




