Një familje çeke është aksidentuar në aksin rrugor Vukel-Tamarë në very të vendit.

 

Prindërit së bashku me dy fëmijët e mitur, 9 dhe 7 vjeç teksa udhëtonin me automjetin e tyre fouristradë kanë përfunduar jashtë rruge.

 

Fatmirësisht nga askidenti, kanë shpëtuar pa lëndime të katërt personat.

 

Shkodër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vukel-Tamarë, automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjec, ka dalë nga rruga.

Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *