E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Shkodër, plagoset punonjësi i spitalit

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur Beltojë, në aksin Shkodër-Bushat.

 

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ngelur i plagosur një person. Informacionet paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si shtetasi me iniciale P.Rr., punonjës në spitalin  e Shkodrës.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë