Aksident në Shkodër, plagosen dy të moshuarit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar, një makinë ka përplasur një motomjet, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar një çift i moshuar. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:00, në lagjen “Tre heronjtë”, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin N. M., 77 vjeç, dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 73 vjeçe. Nga përplasja janë dëmtuar bashkëshortët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv



