Subscribe

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Pogradec.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i këtij të fundit.

“Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.

Policia ka shënuar  drejtuesin e automjetit “Benz”, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *