E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Lungomare, një person i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një mjet motorik,ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi:

Reklamë

Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë