E diel, 1 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Pa Familje Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Lungomare, 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës dhe nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprimet procedurale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë