Kronikë
Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë del nga rruga

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Vlorë, ku autobusi me 50 turistë çekë është përplasur me anësoret e rrugës në Llogara.
Paraprakisht bëhet me dije se autobusi po zbriste qafën e Llogarasë për të vazhduar rrugën për në Dukat. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Reklamë
Pas përplasjes, turistët kanë dalë nga autobusi duke u munduar ta kthejnë atë në rrugë për të vazhduar sërish udhëtimin e tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




