E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Lezhë, mjeti përmbyset në rrugë

Një automjet tip “Fiat” dhe një mjet i tonazhit të rëndë u përplasën me njëri-tjetrin. Për pasojë, mjeti i tonazhit të rëndë është përmbysur.

 

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Lezhë-Laç, në afërsi të Ishull Lezhës.

 

Nuk raportohen persona të lënduar, por përmbysja e mjetit në mes të rrugës ka sjellë trafik të rënduar. Në vendin e ngjarjes, po punohet për largimin e mjetit dhe zhbllokimin e autostradës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë