ilustruese
ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur në hyrje të qytetit të Lezhës si pasojë e një aksidenti.

 

Një autoveturë përplasi në lëvizje e sipër motoçiklen duke i shkaktuar dëmtime drejtuesit të saj.

 

I plagosuri është nisur me urgjencë në spital.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 

Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit”, shtetasja E.L., duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin A.N. 47 vjeç, banues në Lezhë, i cili po lëvizte me motomjet.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *