E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Korçë, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksideti të regjistruar mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Korçës.

Mësohet se një mjet tip “Benz” ka goditur një të moshuar i cili po lëvizte me biçikletë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i moshuari po kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër kur është goditur nga mjeti.

I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr ndihmën mjekësore.

Reklamë

Mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti ndërkohë që ekspertët e qarkullimit rrugor kanë ndërtuar dinamikën e ngjarjes ku mbeti i lënduar i moshuari./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë