E martë, 17 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot.

Një motoçikletë ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Pogradecit kur ka goditur një këmbësor i cili po lëvizte në aksin nacional.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësori ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur papritur është përplasur një motoçikletë.

Gjendja e këmbësorit është tejet e rëndë ndërsa në gjendje po të rëndë është edhe drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spitalin e Korçës.

Reklamë

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti me dy të plagosur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë