Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Kamenicë-Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Dvoran, ku një drejtues motociklete është përplasur në dalje të këtij kryqëzimi me një furgon mallrash.

 

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motocikletës ka qënë duke dalë nga rruga dytësore e fshatit Dvoran në rrugën nacionale dhe nga shpejtësia e madhe e ka pasur të pamundur të shmangë përplasjen me furgonin që po lëvizte në korsinë e tij, në drejtim të Kamenicës.

 

Përplasja ka ardhur në kushtet kur drejtuesi i mjetit ka ndaluar plotësisht në krahun e tij furgonin e mallrave.

 

Burime spitalore thanë se gjendja e drejtuesit të motocikletës është e rëndë por jashtë rezikut për jetën. Policia e qarkullimit rrugor po heton për shkaqet e aksidentit ndërkohë që duhet thënë se në këtë kryqëzim ka pasur edhe aksidente të tjera.

 

Drejtuesi i furgonit të mallrave është shoqëruar në polici për tu pyetur për rrethanat e aksidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *