E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 42 minuta më parë
Video · Vendi

Aksident në Korçë–Maliq, lëndohet babai me dy djemtë e mitur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, pranë fshatit Bulgarec.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Opel Corsa”, në tentativë për t’u futur në një rrugë dytësore, është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “BMW” që po qarkullonte në aksin kryesor.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, anëtarë të një familjeje, babai dhe dy fëmijët e mitur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se dy të miturit ndodhen në repartin e pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë video

Reklamë