Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Subash në Gjirokastër.
Ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në kanal. Shkak mendohet të ketë qenë përgjumja e shoferit që vinte nga Greqia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikse për të ndërhyrë si dhe policia për zbardhjen e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është dërguar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë.