Dy automjete janë përplasur në rrugën hyrëse të Gjirokastrës, paraditen e kësaj të diele. Nga aksidenti që ndodhi në rrugën qe lidh qytetin me Tepelenën, sipas policisë, nuk ka pasur viktima. Por si pasojë e goditjes se mjeteve, është plagosur një prej drejtuesve të tyre, i cili është dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shoferi ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e pasme të trupit dhe në kokë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *