Subscribe

Një 45 vjeçar ka mbetur viktime e aksidentit automobilistik ne aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Dritan Kaçi është goditur per vdekje ne orët e para te mëngjesit te se dielës nga një automjet. Aksidenti tragjik ka ndodhur ne vendin e quajtur kryqëzimi i Bushneshit. Burime te policisë bëjnë me dije se Kaçi ka qene duke kaluar nga njeri- krah i rrugës ne tjetrin, kur është përplasur. Ai nuk e ka pare automjetin qe vinte me shpejtësi. 45-vjeçari ka mbetur i vdekur ne vend, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar fare, por është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Kalimtare te rastit kane pare trupin e pajete buze rrugës dhe kane njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu kane bere transportimin e kufomës per ne morg, ndërsa jane vene ne kërkim te shkaktarit te aksidentit. Banore te zonës, dëshmitare te ngjarjes u kane thëne eksperteve se kishin pare nje makine audi te largohej me shpejtësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *