Vendi
Aksident në Fier, “Toyota” përplaset me automjet të parkuar dhe përmbyset në rrugë

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të hënë në unazën perëndimore të qytetit të Fierit.
Një automjet tip “Toyota” pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Reklamë
Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




