E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Fier, e reja përfundon në arat me misër

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.

Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë rreth 30 vjeçe ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë jashtë rrugës.

Vajza udhëtonte e vetme, teksa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë përgjumja ose përdorimi i telefonit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulance që e kanë shoqëruar të renë për në spitalin e Fierit.

Reklamë

“Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë