E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident në bypassin e Murrizit, “Audi” përplaset me furgonin e mallrave, disa të plagosur

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Aksidenti është regjistruar rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.

Reklamë

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy autoambulanca të cilat ju dhanë asistencë mjekësore personave që ndodheshin në të dy automjetet.

Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Kujtojmë që kjo është kthesa më problematike e bypassit të Murrizit, ku thuajse çdo ditë ka përplasje të automjeteve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë