E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, një i vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në afërsi të kryqëzimit të Vajkanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeçe.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe dy të tjerë. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Reklamë

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë