Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër ”mesditën e kësaj të hëne. 39-vjeçarja ka humbur kotrrollin e mjetit e si pasojë është dëmtuar pasagjerja 14-vjeçare.

Bëhet me dije se e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Si pasojë është dëmtuar  një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *