Një aksident me plagosjen e tre personave është regjistruar gjatë mesnatës në aksin rrugor Maminas-Gjiri Lalëzit.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:35 ku shtetasi B.K., 53 vjeç nga Tirana duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.

 

Si pasojë e përplasjes automjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi I mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

 

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *