E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku bën me dije se viktima është identifikuar si Ilir Mimimi, 55 vjeç.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga makina.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë këtij aksi rrugor për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh