E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Përparim, bashkia Peqin.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përfshirë në përplasje dhe si pasojë e goditjes së fortë, një autoveturë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Reklamë

Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Deri tani, nuk ka të dhëna të sakta mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të pasagjerëve të mundshëm.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa moti me reshje të dendura shiu në zonë dyshohet të ketë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë