E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Lin-Pogradec, automjeti përplaset me trafikndarësit dhe del nga rruga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme ne aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit, duke dalë më pas në korsinë e biçikletave.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, është dërguar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë