Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Shëngjin. Një motoçikletë është përpalsur me barrierat anësore të rrugës.
Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.





