E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Plagoset 24 vjeçari

Një aksident rrugor a ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

 

Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në aksin rrugor Lezhë – Tiranë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Zejmenit”,  janë përplasur dy automjete të drejtuar nga shtetasi M.G. 24 vjeç, banues në Mirditë dhe shtetasja M.Sh. banuese në Tiranë.

 

Reklamë

Për pasojë është lënduar vetëm shtetasi M.G. i cili ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë