E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Kavajë-Durrës, kamionçina përplas automjetin, një i lënduar

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku një kamionçinë është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë është dëmtuar njëri ga drejtuesit e auotmjeteve të përfshira në aksident.

“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, kamionçina me drejtues shtetasin L. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. C.

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi A. C., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë