E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, humb jetën turistja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me motor, janë përplasur me një makinë tjetër që lëvizte në të njëjtin drejtim dhe si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë pasagjerja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Himarës dhe autoambulanca,

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit tjetër për marrjen në pyetje, në përpjekje për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë